Xhinset për dis njerëz janë shumë të rëndësishme saqë mund t’i veshim cdo ditë. Por çdo gjë e mirë e ka një të keqe ato ndryshojnë masën.
Pasi i kemi veshur disa herë, xhinset kanë tendencën të zgjerohen dhe përfundojmë me disa rudha të tmerrshme.
Ja ç’duhet të bëni për t’i zvogëluar një masë.
Mënyra 1: Lajini në lavatriçe ose me dorë me ujë të nxehtë, por mos përdorni detergjent zbutës për rrobat. Sigurohuni që materiali i pantallonave të jetë 100% pambuk, ose një shifër e afërt.
Mënyra 2: Thajini në lavatriçe, por mund të përdorni edhe tharësen e flokëve ose hekurin e rrobave. I nxehti ngushton fibrat duke i kthyer xhinset në gjendjen e mëparshme.
Mënyra 3: Provoni të qepni një copë elastike (llastik) në pjesën e prapme të pantallonave. Kjo teknikë do të zvogëlojë diametrin e belit. Për ta parë hap pas hapi gjithë procesin.
Shënim: Për të shmangur zgjerimin e xhinseve, ju këshillojmë blerjen e tyre në një numër më të vogël se masa trupore./albeu.com