A jeni larguar nga BESA? Përgjigjet Kastriot Rexhepi

Deputeti Kastriot Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ai vazhdon të jetë deputet i Lëvizjes BESA dhe nënkryetar i kësaj partie, ani pse ditë më parë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një shkrimi në Facebook, tha se Rexhepi shkarkohet nga kjo parti, shkruan Alsat.

“Unë jam deputet i Lëvizjes BESA dhe nënkryetar i BESËS, deri në momentin që nuk ndryshon statusi im, do të veproj ashtu”, ka thënë ai.


Shtuar 15.11.2021 12:20