A ia vlen të vazhdohet me Ballkanin e Hapur? Rama: Është i përjetshëm

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse ia vlen të vazhdohet më me nismën “Ballkani i Hapur” kur në Procesin e Berlinit firmosen të njëjtat marrëveshje mes vendeve.

Rama tha se “ia vlen dhe më shumë se kështu ndërrron vendin lokomotiva me vagonët”.

Sipas Ramës, Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përhershëm dhe se “nuk duhet të na marrin për dore të tjerët në jetë të jetëve”.

“Se Procesi i Berlinit është një lokomotivë që ka tërhequr gjithë liderët e rajonit e vetë rajonin në një rrugëtim të ri ndërkohë që në një moment ë caktuar ajo lokomotivë u morr peng nga vagonët.

E duke ndryshuar raportin ne e kemi shtyrë procesin para duke dhënë mesazh që s’kemi pse presim per te jetesuar ato parime qe jane te Procesit te Berlinit. E në fund do mbetemi me Ballkanin e Hapur se Procesi i Berlinit nuk do jetë i përjetshëm ndërkohë që Ballkani ësthë i përjetshëm. E nuk besoj që në jetë të jetëve duhet të na marrin për dore të tjerët”, tha Rama.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se “Ballkani i Hapur dhe procesi i Berlinit nuk janë në kundërshtim por janë dy procese përbashkuese”.