Kryeministri Rama gjendet në Bullgari në një vizitë zyrtare. Pas takimit me homologun e tij, ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me zhvillimet në rajon.
Kryeministri Rama është pyetur nëse mbështet ndryshimin e kufijve në Ballkan, pyetje të cilës kryeministri nuk i është përgjigjur por ka devijuar duke I bërë thirrje Serbisë të njohë Kosovën.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: A e mbështesni ndryshimin e kufijve në Ballkan? Sipas jush Serbia, a duhet ta njohë menjëherë njohjen e Kosovës? Bullgaria kërkon diçka nga Maqedonia e Veriut, cili është qëndrimi juaj?
Rama: Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë dhe çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që nëpërmjet dialogut dhe interesave të ndërsjellë, njohja do të vijë më herë sesa vonë.
Qëndrimi ynë është që askush nuk duhet që të na ketë zili. Jemi mbërthyer mes dy miqëve. Por gjërat janë kështu dhe procesi është i ndërtuar në mënyrë të tillë.
Nuk jemi për të mbajtur anë por shpresojmë që të dyja të flasin dhe ta zgjidhin mes tyre. Nëse është nevoja jemi gati të ndihmojmë por ndihma jonë është të vazhdojmë të themi:
Ju lutem flisni dhe gjeni një mënyrë sepse këto çështje mund të bëhen gjithmonë e më të komplikuara. Nëse nuk ka vullnet për ta zgjidhur, por jo nëpërmjet palëve të treta.
Sigurisht që BE po bën punë të jashtëzakonshme, të gjithë po mbështesin por u takon atyre që të dalin së bashku nga ajo situatë. Nuk kam asnjë qëndrim për të mbajtur sepse do ta komplikoja edhe më shumë. Për ta komplikuar edhe më shumë iu mjafton veta dhe jo unë.