A është paketa e mjaftueshme? Ahmetaj: Nëse ka përkeqësim të situatës, bëjmë gati të dytën

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur në Kuvend për mënyrën sesi qeveria ka përballuar sfidat, duke nisur nga tërmeti, pandemia, dhe kriza nga lufta në Ukrainë.

Ahmetaj foli dhe për Paketën e Rezistencës Sociale për të cilën tha se nuk e di nëse mjafton, pasi nuk dihet sa zgjat lufta. Më tej tha se do të ketë një të dytë, nëse situata përkeqësohet.

“Me ulërima dhe protesta ndaj një qeverie në rekordet e veta ka vetëm përgjegjshmëri, I ftoj qytetarët të mendojnë të dyja përgjigjet në 15 vitet e fundit, se si qeveritë dhe mazhorancat u kanë dhënë protestave legjitime.

Një qeverie dikurshme ka vrarë 4 qytetarë, mazhoranca e sotme në mandatin e parë, u tërhoq nga një marrëveshje me partneritet strategjik për pseudo armët kimike. Ndërkohë cila ishte përgjigja e qeverisë 4 vitet e fundit, dua ta kujtoj me shumë modesti edhe qytetarët për periudhat e vështira, tërmeti, ka qenë legjitime nëse qeveria do të përgjigjej, ka qenë legjitim dyshimi që muajt e parë, të gjitha familjet janë në shtëpi, po pandemia.

Mijëra qytetarë që u shërbyen nga qeveria. Ne jemi vend i vogël dhe jo i pasur. Pjesa tjetër lufta. Nuk ka nevojë ne s’jemi në kufijtë e luftës fizike, fati jonë i madh jemi ku jemi, që jemi në NATO, por lufta ka ardhur në shtëpitë me ato që ka ndodhur me çmimet, çmimi i naftës, ti gënjeve parafolës, duke gënjyer nuk është në dinjitetin e një politikani.

Është paketa e duhur, a është ë mjaftueshme? Nuk e dimë kur mbaron lufta. Është rritur çmimi i miellit. Ti the e keni parashikuar në buxhet. Po more në buxhet e kemi parashikuar sepse është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Kaskada e super menaxhuar por kemi nevojë të blejmë se s’jemi mbi shiun. Kjo është paketa më e madhe a e dini ça do të thotë kjo. Do vazhdojmë nëse do ketë nevojë. Vetëm energjia ka vend për të bërë këtë që bën qeveria shqiptare. Ça po bën bordi  i administrimit të naftës. Po bën  transparancë.  Paketa është 5.2 miliardë për të mbajtur aq sa mundet qeveria se populli normalisht që ka nevojë më shumë. Vendi me taksat më të ulëta. S’ka biznesi i vogël taksa. Më shumë se gjysmë milion qytetarë që përfitojmë. Kjo është qeveria Rama. Iu referove turp kryeministri, për ça? Pse u drejtohet qytetarëve me modesti, duke thënë se është vendi i vetëm që proteston”.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Ahmetaj tha se qeveria Rama ka rekorde shumë të mira.

“Nëse gjërat përkeqësohen mund të bëjë paketën e dytë dhe të tretë siç bëri me pandeminë. Sepse ne kemi rekorde shumë të mira. Paketa e rezistencës sociale shkojnë në shpirt të qeverisë shqiptare. Ne kemi debatet tona a mund të bëjmë më shumë se nuk jemi ujë i ndenjur. Një maxhorancë e dikurshme që ka vrarë qytetarët, s’krahasohet me ne”/albeu.com

 

 


Shtuar 17.03.2022 11:11