A është e mundur që t’i mbrojmë pyjet nga zjarret përmes “sensorëve inteligjentë” të vendosur në drunj? (VIDEO)

 

Në ishullin italian të Sardenjës, një rajon i shkatërruar nga zjarret pyjore në vitin 2021, autoritetet po i mbështesin shpresat e tyre në një varg sensorësh të identifikimit shumë të hershëm të zjarreve të ashpra për të parandaluar përsëritjen e të njëjtës ngjarje katastrofike.

Sensorët, që përdorin teknologjinë “Interneti i Gjërave” (IoT) dhe funksionojnë pa nevojën e monitorimit celular, instalohen në pemë për të identifikuar gaz gjatë fazës kur fillon zjarri, përpara se të ndizet plotësisht.

Qëllimi i kësaj është të reduktohet koha e reagimit të shërbimeve zjarrfikëse brenda orës së parë kritike me shpresën se ata mund të frenojnë zjarrin përpara se të përhapet në mënyrë të pakontrolluar.

“Imagjinojeni atë si një pyll të avancuar”, thotë Reuben Kingsland, një specialist i IoT dhe i cloud në Vodafone Business.

“Ata sensorë ‘flasin me njëri-tjetrin’ nëpër pyll dhe lidhen përsëri me këtë, që është porta që ndodhet në skaj të pyllit”.

Lidhja me një qendër alarmi të bazuar në cloud do të thotë se kjo është një zgjidhje shumë më e shpejtë për problemin e identifikimit të zjarreve se sa përdorimi i kamerave ose satelitëve.

“Duke e krahasuar me zgjidhjet e tjera, ju mund të përdorni imazhe satelitore, por kjo mund të marrë deri në një muaj që ato imazhe satelitore të kenë efekt. Ose mund të përdorni kamera brenda një zone pyjore, por kjo mund të zgjasë disa orë para se të vini re zjarrin”, shpjegoi Matt Green, një specialist teknologjie në Vodafone Business.

“Identifikimet që bëhen këtu janë në fazën e hershme të djegies, shumë më herët, dhe mund të identifikoni zjarrin brenda disa minutave dhe me orë ose ditë”, shtoi ai.

Shtuar 22.09.2022 15:49