Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pasi ka komunikuar vendimet e qeverisë për digasterin që ai drejton, është pyetur nga gazetarët nëse e ka takuar ish-agjentin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.
Çuçi e ka mohuar, duke thënë se nuk e ka takuar.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/908756483649159
A ka pasur policia shqiptare asistencë nga zyrtarë të FBI, përfshirë McGonigal?
Çuçi: Policia ka marrëdhënie me institucionin, me FBI dhe jo persona të caktuar, policia është e asistuar në bazë të një marrëveshje që kemi. Hera e fundit konkrete ka qenë në rastin e sulmit kibernetik, që ne kem pasur ndihmën e FBI. Ka qenë ekspertiza e tyre që kanë identifikuar origjinën e sulmeve kibernetike. Ne marrëdhëniet i kemi me inicionin, emrat e përveçëm i vendos FBI. Nëse doni ta dini, unë personalisht nuk e kam takuar.
A ka informacione për hyrje daljet e McGonigal?
Çuçi: Ato duhet të jenë në sistem, nuk ka ndonjë sekret.