A e ka pasur ndonjëherë Shqipëria këtë ecuri? Plot 6 ndeshje pa humbje në transfertë

Kombëtarja Shqiptare nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit në transfertë, e fundit ishte fitorja 0-2 me San Marinon.

Edhe pse ka kritika të shumta ndaj lojës, deri më tani Reja ka arritur të kalojë me sukses ndeshjet e kualifikimeve për Kupën e Botës duke u renditur e treat.

Dy fitore dhe një humbje në Tiranë përballë Anglisë, kështu i ka nisur Kombëtarja jonë këto kualifikuese, por kujtojmë që prova e vërtetë e “kuqzinjve” do jenë ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë.

Ndeshja e fundit ku Shqipëria është mposhtur në trasfertë ishte në 2019-tën pëeballë Turqisë të cilën e humbëm me rezultatin 1-0.

Më pas, Moldovam Bjellorusia, Kazakistani, Lituania, Andorra dhe San Marino nuk kanë arritur ti shënojnë përballë “shqiponjave”, ndërsa Kombëtarja jonë ka shënuar 9. /albeu.com/

Shtuar 1.04.2021 11:04