Moderatorja Aulona Musta ka treguar në “Goca dhe Gra”, ka treguar marrëdhënien me bashkëshortin sa i përket pjesës së xhelozisë.
Ajo është shprehur se vitet e para të lidhjes nuk kanë të lehta, pikërisht për shkak të xhelozisë.
Aulona ka theksuar se sidomos në dy viet e para të lidhjes ka qenë një tmerr, pasi bashkëshorti i saj ka qenë shumë xheloz, por me kalimin e kohës dhe me krijimin e besimit gjërat ndryshuan.
Armina Mevlani: Po për sa i përket marrëdhënies me partnerin, për pjesën e publikimit me rroba banjo, ka ndonjë moment që bëhet xheloz?
Aulona Musta: Ne e kemi kaluar këtë pjesë! Në dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okej pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme. Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe skam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time./albeu.com