Klubet e Premier League do të mblidhen ditën e sotme për të diskutuar mes tyre për ndeshjet e shtyra të javës së 7-të të kampionatit.
Sfidat e kësaj javë u shtynë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa nga mediat britanike raportohet se përsëri mund të ekzistojë mundësia e shtyrjes së ndeshjeve të javës së 8-të të parashikuara të luhen në fundjavë.
Policia dhe forcat të tjera nga i gjithë vendi pritet të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të mbikëqyrur ceremoninë e funeralit të Mbretëreshës, ku niveli i sigurisë kërkohet që të jetë shumë i lartë.
Si rezultat i kësaj, “Daily Mail”, raporton se edhe ndeshjet e javës së tetë mund të shtyhen, veçanërisht ato ndeshje që do të zhvillohen në kryeqytet, pasi mund të ketë mungesë të forcave të sigurisë, por gjithçka pritet të vendoset pas takimit të sotëm mes klubeve. /h.ll/albeu.com