Para pak ditësh Luana Vjollca i bëri të gjithë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo mund të drejtpjë spektaklin “Portokalli” në sezonin e ri televiziv. Ajo publikoi në Instagram disa foto të saj veshur me një kanatjere portokalli dhe përkrah shkroi: “Pa hë, çfarë ka të re?”.
Menjëherë pas këtij postimi nisën komentet nga miq të saj dhe fansa. Ajo që ra në sy ishte fakti se komentet i lidhin të gjithë me ngjyrën portokalli.Kështu nisën dyshimet se këtë sezon, Luana Vjollca mund të marrë drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli”.
Nëse kjo do të jetë e vërtetë, këtej e tutje Luanën nuk do e shohim më në ekran të shtunave, por të dielave. Sezonin e shkuar “Portokallia” u drejtua nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi, ndaj menjëherë ju lindi të gjithëve pyetja: çfarë do të ndodhë me dy prezntuesit e mëprashëm?Përmes një interviste virtuale me ndjekësit e saj, Fjoralba Ponari ka zbuluar së fundmi se ajo do të jetë sërish pjesë e “Portokallisë”.
“Me çfarë projekti je duke punuar për momentin?”, e ka pyetur dikush nga fansat moderatoren..
Dhe Fjoralba ka zbuluar se këtë sezon do të merret sërish me dy emisione, “Më thuaj një dëshirë” dhe “Portokalli”.
“Dy projekte që kam qenë në transmetim dhe sezonin e kaluar ‘Më thuaj një dëshirë’, madje shumë shpejt do të kemi një komunikim për datën që fillojmë transmetimin. Ndërsa Portokallia rifilon punën intensive javën e fundit të shtatorit”, është përgjigjur Ponari. /iconstyle