Rusia nuk ka në plan të “mbyllë dritaren” ndaj Europës, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini. Pavarësisht se marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit kanë rënë në nivelet më të ulëta pas pushtimit të Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia nuk do të ndërpresë marrëdhëniet, shkruan BBC.
Fraza “dritare drejt Europës” i referohet Pjetrit të Madh, perandorit të parë të Rusisë që sundoi për më shumë 40 vite deri në vitin 1725. Javën e ardhshme u shënua 350 vjetori i lindjes së tij.
Peskov tha se Presidenti Putin e vlerësonte shumë rolin e Pjetrit të Madh pasi ai kishte njohuri të thella të historisë. Rusia ka kritikuar vendimin e SHBA-së për të armatosur Ukrainën me sisteme raketash më të avancuara, duke akuzuar Uashingtonin se “i ka hedhur benzinë zjarrit” por tha se kjo nuk do të ndryshojë rrjedhën e luftës.
“Furnizimi i Ukrainës me armë nuk i ndryshon të gjithë parametrat e operacionit special. Ne do të përmbushim qëllimet e operacionit tonë special, por kjo do të shkaktojë edhe më shumë vuajtje në Ukrainë”, tha Peskov.
Luftimet e ashpra vazhdojnë në Ukrainën lindore, ku zyrtarët pranojnë se 80% e qytetit të madh industrial të Severodonetsk tani është në kontrollin e forcave ruse.