A do të martohet Zhaklin Lekatari? Ronaldo Sharka ngre dyshime

Pak kohë më parë, Zhaklin Lekatari zbuloi se ishte në një lidhje dashurie, pasi u fotografua me një mashkull misterioz. Por ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2” vendosi që të mos e zbulonte identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Mirëpo fansat janë shumë kuriozë për jetën sentimentale të ish-opinionistes, ndërsa në lidhje me të, ata kanë gjetur rastin që të pyesin moderatorin e njohur, Ronaldo Sharka.

“Ka zëra se është martuar Zhaklina, di gjë ti si mik i saj?”, ishte një ndër pyetjet që fansat i drejtuan ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gjatë bisedës së zhvilluar në “Instagram”.

“Zhaku do të martohet në nëntor të këtij viti”, tha Ronaldo, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër. E kështu fansat kanë nisur menjëherë duke aluduar nëse është e vërtetë apo jo një gjë e tillë.


Shtuar 15.09.2023 12:13