A do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Meta në inceneratorin e Tiranës? Çfarë thonë Bardhi, Alibeaj dhe Basha

Ditën e sotme janë pyetur përpara hyrjes në Kuvend disa prej deputetëve të Partisë Demokratike, nëse do të merrnin pjesë në protestën e thirrur nga Ilir Meta te Inceneratori i Tiranës.

Ja si reaguan disa prej tyre:

Dhurata Çupi: Vetëm kur më thërret partia Demokratike.

Ndërkohë në kuvend ka mbërritur edhe ish kryedemokrati, Lulzim Basha i cili nuk dha asnjë lloj përgjigjie për pyetjen e drejtuar nga gazetarët.

Bardhi: Inceneratorët janë produkt i krimit, nëse ka një skemë krimi është kryeministria.

Alibeaj: Ajo që do bëj është të jem deputet i shqiptarëve dhe të bëj denoncime mbi afera korruptive.

Ina Zhupa: Unë kam nëj lidhje të veçantë me çështjen, inceneratori i Tiranës është një kauzë për të cilën kam bërë betejë, prandaj do jem në protestë. Vendimi i të tjerëve për të marrë apo për të mos marrë pjesë në protestë është vendim personal kur thirren nga parti të tjera politike.

Ndërkohë ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë këtë pyetje./albeu.com/