Ditën e sotme, 9 nëntor, do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa nuk dihet se si do të vazhdojë aksioni i opozitës pas deputetët demokratë kanë paralajmëruar më herët se nuk do të lejojnë zhvillimin e asnjë seance normale.
Në seancën e fundit pati përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës.
Në shenjë protestë opozita ktheu karriget përmbys dhe bllokoi foltoren. Po ashtu me tensione janë shoqëruar edhe mbledhjet e Komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, ku pas bllokimit që u bë nga deputetët e opozitës, pjesa dërrmuese e tyre kaloi në mbledhje online.
Rendi i ditës për seancën e sotme plenare