“Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!” Vazhdojnë përplasjet në Kuvend, deputetet grumbullojnë karriget te foltorja

Seanca e sotme plenare ka nisur sërish me tensione. Deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë të parët në sallë, ndërkohë që janë hasur me rezistencën e Gardës, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.

Në një moment dëgjohet deputeti Flamur Noka teksa thotë se është një shtet banditësh, ndërsa shton se do ju vijë fundit.

Ndërkohë Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo. Ndërkohë deputetët e PD si në seancat e kaluara kanë grumbulluar karriget e deputetëve te Foltorja.


Shtuar 4.12.2023 09:50