Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka hedhur poshtë zërat për ndryshime në qeverinë “Rama 3”.
I pyetur nga gazetarët sot pas mbledhjes e grupit të PS-së, nëse do të ketë ndryshime, përgjigja e tij ishte: Ju i lëshoni vetë këto lajme dhe më pas na pyesni ne nëse janë të vërteta. Kjo nuk ka qenë temë diskutimi për grupin parlamentar të Partisë Socialiste”.
Të lidhura
None found
Balla gjithashtu u pyet për kontrollet që po bëjnë ministrat dhe deputetët nëpër markete, për të parë nëse ka abuzime me çmimet.
“Unë kam blerë edhe shportën e ushqimeve për familjen time dhe po ju them që është diçka që e bën çdo deputet i përgjegjshëm. Duhet që produktet e ushqimeve të kenë oferta çmimesh. Ju ftoj ju që mos harxhoni kot, por bëni verifikime që në rafte marketesh të ketë 1 kg sheqer 99 lekë, të ketë 1 kg miell me pakicë 89 lekë. Të ketë edhe litër vaj tek 300 lekësh në kushtet që kjo krizë ka goditur gjithë botën. Lufta zhvillohet në Ukrainë por efektet e saj negative janë zhvilluar kudo”, tha Balla.
