A do të jenë të gjithë liderët e BE në Tiranë? Rama tregon të vetmin që mungon

 

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjes së një prej gazetarëve, sa i përket pjesëmarrjes se liderevë të BE në Tiranë, njoftoi se në Samitin e 6 dhjetorit do të mungojë vetëm kryemisnitri e Spanjës, Pedro Sanchez, pasi atë ditë Spanja ka ditën e kushtetutës dhe një ditë shumë e rëndësishme për Spanjën.

“Ka vetëm një deri tani të paktë nga liderët e BE që nuk do të jenë të pranishëm, kryeministri e Spanjës, Pedro Sanches, i cili me ka dërguar një letër shumë miqësore, me sqarimin se atë ditë Spanja kja ditën e Kushtetutës. Kjo ditë është shumë e rëndësishme për atë vend, ju i dini tensionet e brendshme në Spanjë në lidhje me integritetin. Letra e tij është më shumë se mjaftueshme për mospjesmarrjen, ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, tha Rama. /albeu.com