Kreu i Partisë Liria, Ilir Meta, ishte sot i pranishëm në promovimin e librit “Farsa elektorale” të botuar nga grupimi i Berishës.
I pyetur nga gazetarët nëse do t’i bashkohej tryzës së Berishës dhe Bardhit Meta tha si vijon:
“Besoj se deputetët e PL kanë qenë gjithnjë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit. Të gjithë deputetët e opozitës t’i përgjigjen kërkesës dhe të ndalojnë cdo lloj komunikimi me këtë regjim që është në kurriz të të gjithë shqiptarëve.
Në demokraci ju e dini shumë mirë se është vota, shumica që tregojnë legjitimitet kur ka një diskutim. Për mua e rendësishme është unifikimi i opozitës dhe dhënia fund e cdo komunikimi me regjimin”.
Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt takimi I thirrur nga Bardhi. Të pranishëm ishin Berisha dhe 43 deputetë të opozitës. Në mungesë ishin deputetët që mbështesin Bashën dhe ata të Partisë së Lirisë.
Në mbledhje u vendos që do të ketë takime të përjashme, ndërsa pritet të shihet nëse do të marrin pjesë Meta dhe partia e tij./albeu.com