Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nëse Kuvendi vendos që t’i hiqet imuniteti, atëherë ai do ta respektojë, aq më tepër edhe nëse Gjykata Kushtetuese do të thotë fjalën e saj.
Në një dalje për mediat Berisha i shprej se ai do e çojë vendimin në Kushtetuese dhe do e zbatojë nëse kjo e fundit vendos.
“Çfarëdo vendimi që pas autorizimit të Kuvendit, do ta respektoj pa asnjë hezitim. Qëndrimi im i përsëritur këtu, juve ua kam thënë; ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesha një njëri që nuk zbaton kushtetutën. Ai ishte një akt i shkuarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Tani parlamenti të vendosë si të dojë. Kam firmosur abrogimin e nenit 70 të kushtetutës që i jep atribute deputetit. Unë vetë po e përgatis se do e çoj në Kushtetuese. Unë do e zbatoj nëse Kushtetuesja vendos. Asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë. Tani do e zgjidhë parlamenti. Sa herë kanë ardhur me ato fletushka, s’i kam respektuar, tani e vendos Parlamenti.”, tha Berisha.