A do e dekretojë zgjatjen e Vettingut? Ja si përgjigjet presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” ka folur për herë të parë pas miratimit të zgjatjes së organeve të Vettingut me 118 vota pro nga Kuvendi i Shqipërisë.

Meta u përpoq t’i shmangej pyetjes duke thënë se ende nuk i kishte shkuar në zyrë një vendim i tillë i Kuvendit.

“Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk ka ardhur apo ndoshta nuk vjen, të mos futemi në çështje procedurale. S’është zbardhur se këta dhe falsifikojnë. Dua t’ju them. Ky proces ishte parashikuar”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 10.02.2022 22:14