A do dali dielli pas rrebesheve dhe bubullimave? Java vjen me ndryshime, ditët kur pritet kthesa e motit

Njësoj si java që po lemë pas, e cila nisi me temperatura të larta e më pas moti mori kthesën e madhe për të sjellë rrebeshe shiu, furtuna e rrufe, edhe kjo javë që po hyn pritet të jetë e paqëndrueshme.

Sipas SHMU, java që pritet të hyjë do të karakterizohet nga qarkullimi i masave relativisht të paqendrueshme. Në zonat malore e kryesisht në juglindje të vendit do të ketë mot me zhvillime vranësirash që do të pasohen nga reshjet e shiut e shtrëngatat veçanërisht në mesditë e pasdite. Pjesa bregdetare parashikohet të ketë mot të kthjellët.

Të enjten e të premten do të mbizotërojnë orët me diell.

Temperaturat do të pësojnë rritje kryesisht në mesditë. Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet juglindje-veriperëndim pasuar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.


Shtuar 12.06.2022 16:15