Një person nga Maqedonia e Veriut arrestohet nga Policia greke pasi iu gjetën të fshehura në kamion 90 kilogram drogë.
Kontrollorët e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Greqi, kanë ushtruar kontroll mbi një kamion që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe ka rezultuar se në brendësi të tij fshihej një sasi prej 90 kg lënde narkotike e dyshuar kanabissativa.
Droga e gjetur ishte e shpërndarë në pjesë të ndryshme të automjetit.
Shoferi i mjetit është arrestuar, ndërsa Policia ka mundur të sekuestrojë 88 pako në total me 90.5 kilogramë kanabis./albeu.com