81-vjeçari “tapë” në timon përplaset me shtyllën në Durrës, arresohet nga policia

Policia në Durrës ka vënë në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale duke filluar nga dhuna në familje te shkatërrimi i pronës me zjarr.

Gjithashtu ka vënë në pranga një 81-vjeçar, i cili në gjendje të dehur është përplasur me një shtyllë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:

B. N., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjyakata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;

E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin R. M., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Golf”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. Z., 81 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor;

S. L., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 09:47