Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur pyetjes se një prej gazetarëve në konferencë nëse janë të majftueshme 80 milion euro ndihmë që KE do t’i japë Shqipërisë.
Rama tha se ato janë një shumë e konsiderueshme dhe plotësojnë 1/6 e nëvojës që Shqipëria ka.
Po ashtu Rama shtoi se vendi jonë ka inflacionin më të ulët në rajon për shkak të mos rritjes së çmimit të energjisë.
Rama:
80 milion euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme, ndërkohë për t’iu përgjigjur pyetjes se ‘a e mbulojnë pjesën e nevojës?’, kjo shumë mbulon 1/6.
Ne na është dashur 460 milion euro sipas parashikimeve për të plotësuar të gjithë nevojën. Shumë marramendëse për buxhetin tonë, por është një shumë që ka ndihmuar edhe inflacionin.
Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon dhe arsye kryesore e këtij inflacioni është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë. Në rast se ne do të kishim relativizuar këtë mburojë, kjo do të kishte refektuar menjëherë tek të gjitha familjet.
E dyta, e dëgjoj të përsëritut pyetjen, do hiqni dorë nga rritja e çmimit të energjisë. Vendosja e fashës 800 kwh nuk është rritje e energjisë, por vendosja e një tavani, ku të gjitha familjet mund të kryejnë nevojat bazë.
Maksimumi 60 mijë familje konstatohet se mund të ndalin mbi këtë tavan./albeu.com