Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare Avni Rustemi në Bashkinë e Libohovës.
Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me Civid-19, që do të thotë afro gjysma e klasës. Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e prerjes së zinxhirit të infektimit për te nxënesit e tjerë të klasës.
Klasa nuk do të funksionojë për 2 javë të plota.
Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastres dhe nje zyre tek ADISA pasi janë konstatuar punonjës të prekur me Covid-19./albeu.com