8 kg “miell” dhe 60 mijë euro të fshehura në kasafortë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Busto Arsizio pasi iu gjetën të fshehura në një kasafortë në shtëpinë e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro.

49-vjeçari u ndalua në Castellanza për një kontroll rutinë.

Ai u ndalua nga ushtarakët në zonën e Castellanza-s teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese prej pëlhure. Gjatë kontrollit brenda qeses iu gjet 500 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë. Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, të cilat u sekuestruan.

Aktiviteti i karabinierëve kundër trafikut të drogës është i pandërprerë: ditët e fundit ushtarët e kompanisë Desio përfunduan një blic me sekuestrimin e 16 kg kokainë dhe arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë 43 dhe 47 vjeç./Albeu.com/


Shtuar 14.03.2023 10:57