Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një stuatusi në Facebook, ka uruar 8 dhjetorin, e njohur si Dita e Studentëve.
Në postim, ambasada shkruan se 31 vjet më parë, studentët sypatrembur, rrëzuan një prej regjimeve më mizore në Europë.
“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”, shkruan Ambasada./albeu.com