“8-10% e fëmijëve lindin prematurë”, gjinekologu: Ja pse ndodh

Astrit Bimbashi, obstetër gjinekolog thotë se rreth 8-10% e fëmijëve jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën lindin prematurë.

Në  një intervistper emisionin “Good Moorning Albanians” në Euronews, mjekut tha  këto shifra nuk kanë ndryshuar që prej 30 vitesh në Shqipëri.

“Numri i lindjeve premature thuajse nuk ka lëvizur në 30 vitet e fundit. Shkojnë 8 deri në 10% jo vetëm këtu por në të gjithë botën. Pavarësisht përpjekjeve që ky numër të ulej, nuk u ul ndaj filluabn përpjekjet për të mbajtur gjallë fëmijët prematurë”, tha mjeku Astrit Bimbashi.

“Kushtet që sjellin prematuritetin do vazhdojnë të jetë sepse patologjitë janë po ato që kanë qenë, pre-eklampsia, plasja parakohshme e membranave, ndaj bota përgatitet për të pasur një teknologji të përshtatshme për të mbajtur gjallë këto bebe, meqë nuk e parandalon dot as pre-eklamsin e as plasjen para kohe të membranave.

Dy janë arsyet kryesore, fillimi i aktivitetit të lindjes parakohe, për këtë jemi komplet të paaftë ta kontrollojmë, kjo nuk ka lidhje me moshën, por me një grup problemesh të cilët mund ta shkaktojnë, nga ana tjetër janë shkaqet jatrogjene që i shkaktojnë mjekët për të shpëtuar jetën e nënës”,tha mjeku gjinekolog.


Shtuar 4.07.2023 09:11