76-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë në spital

Një 76-vjeçar në Shkodër është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të dëmtimeve në kokë, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë.

Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 6.12.2021 09:03