74-vjeçari në Pogradec i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë

Një 74-vjeçar në Pogradec, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës.

Policia bën me dihe se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, ditën e djeshme.

“Më datë 28.09.2021, në lagjen nr. 4, Pogradec, është vetëhedhur nga kati i tretë, i banesës ku banonte i vetëm, shtetasi N. K., 74 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia


Shtuar 29.09.2021 14:44