Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter ka reaguar në lidhje me kritikat që i janë bërë në lidhje me largimet nga vendi e mosstrehimin e familjeve të prekura nga tërmeti.
Rama i ka cilësuar ato shpifje të mediave që kanë për mision dizinformimin dhe nxitjen kundër qeverisë, për favore të paligjshme.
“Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash
“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”• “7 punonjës në ditë ikin nga policia”• ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme”, shkruan Rama./albeu.com
Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash
— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2022
“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme!
— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2022