Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 7 vdekje nga COVID-19 dhe 173 raste të reja, raporton albeu.com.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se janë regjistruar 1434 të shëruar, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 7635.
Sa i përket vaksinimit, të hënën janë administruar 17 mijë e 634 doza.
Nga dy doza i kanë marrë 453 mijë e 760 qytetarë. Rreth 287 mijë të tjerë janë në pritje të dozës së dytë./albeu.com