Java ka nisur me një ngjarje të rëmdë në Fier. Një 60-vjeçar i identifikuar si Novruz Kapllanaj është hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë. Sipas të dhënave paraprake, shkak mendohet të jenë problemet e shëndetit mendor, ato që e kanë detyruar 60-vjeçarin të hidhet.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.