Ushqimet me kalori zakonisht nuk janë të shëndetshme, më poshtë gjeni 6 ushqime që mund t’i hani pa problem. Kaloritë e tyre nuk janë të dëmshme, por fitimprurëse për trupin.
- Arrat dhe gjalpi i arrës
Arrat janë të pasura me yndyrë dhe kanë tendencë të jenë të larta në kalori. Por ju nuk duhet të shqetësoheni pasi janë të shëndetshme. Arrat dhe gjalpi i tyre janë të pasura me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme. Ato ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
- Avokadot
Avokadoja është e lartë në kalori. Yndyrat e saj janë të shëndetshme për zemrën dhe më efektive sesa shumica e frutave. Yndyra në avokados shërben si një “ushqyese përforcuese” që ndihmon trupin të absorbojë lëndë ushqyese të tretshme.
- Farat Chia
Farat Chia janë të larta në kalori dhe lëndë ushqyese. Ato janë të larta në fibra, kalcium, proteina, acide yndyrore omega-3 dhe zink. Fara Chia ul presionin e gjakut dhe ka efekte antiinflamatore.
- Vaji i ullirit
Vaji i ulliri është një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit janë të pafundme për shkak të përmbajtjes së lartë të omega-6, omega-3, vitaminës E dhe K. Përmirëson funksionin e trurit dhe menaxhon peshën trupore.
- Bulmeti
Bulmeti është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë D, kalium dhe “bakteret e mira” që përmirësojnë shëndetin e tretjes. Yndyra e produkteve të bulmetit ndihmon në humbjen e peshës.
- Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është e mbushur me antioksidantë dhe ushqyes të shëndetshëm. Ajo është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër, dhe disa minerale të tjera. Pra, çokollata e zezë përmirëson trurin, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe përmirëson presionin e gjakut.