6 të plagosur nga shpërthimi i zyrave të qeverisë në Kharkiv, Zelensky: Kim lufte, u shënjestruan qëllimisht civilët

Të paktën gjashtë persona u plagosën, mes tyre një fëmijë, nga një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim në Telegram.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të incidentit të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA) dhe zyrtarë të qeverisë ukrainase.

“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Tëitter ku shpërndau dhe videon që tregon sulmin me raketa ndaj Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.

Ndërtesa e Administratës Shtetërore Rajonale ka zyrat e qeverisjes vendore. Ndodhet në “Sheshin e Lirisë”, sheshin kryesor të Kharkiv dhe një pikë referimi arkitekturore

Në lidhje me këtë sulm,  presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte dëshmi se civilët ishin shënjestruar me qëllim.

“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktie. Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se kjo nuk është një breshëri e vetme e rreme, por shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin.”

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, ka hapur një hetim mbi pushtimin rus pasi ai tha se besonte se kishte “bazë të arsyeshme” për të besuar se krimet e luftës ose krimet kundër njerëzimit ishin kryer në Ukrainë./albeu.com


Shtuar 1.03.2022 09:56