6 orë në SPAK, Artan Hoxha tregon pse u thirr nga prokurorët Arben Ahmetaj

Ish-zv,kryeministri, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm nëambientet e SPAK për rreth 6 orë gjatë ditës së sotme, ku u mor në pyetje ëpr disa çështje.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi se ish-zv.kryeministri u thirr në SPAK ditën e sotme në cilësinë e personit që është vendosur nën hetim dhe se ai dyshohet për katër vepra penale.

Më në fund, pasi u përfol për një kohë të gjatë, Ahmetaj u thirr në statusin e personit nën hetim. Kjo pritej prej kohësh. Dy prokurorë e kanë marrë në pyetje.

Pjesa më e madhe e kohës është pyetur për historinë e inceneratorëve, sepse zoti Ahmetaj, edhe pse kemi dy inceneratorë, Elbasanin dhe Fierin, në fazën përfundimtare, Ahmetaj nuk ka qenë aty edhe pse është akuzuar për lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por deri në këtë moment nuk ka qenë i përfshirë te dosjet. Mbase edhe për historinë e procedurave, sepse aty ka shumë teknikalitete. Ai është pyetur edhe për shkak te dijenisë ose informacionit që ka patur.

Pjesa tjetër ka qenë për cështjen e shpërdorimit të detyrës, pastrim parash, përfitim i paligjshëm.

I është vendosur nën sekuestro preventive një vilë në Palasë, që është e bashkëjetueses së tij. Prokuroria dyshon se vila mund të jetë përfituar si pasojë e aferës së inceneratorëve. Pjesa tjetër është kontrolli në vilën në Hamallaj, ku u gjet një sasi prej 30 mijë euro.

Ndër të tjera, është edhe denoncimi i fundit për faturat dhe hotelet në disa udhëtime që zoti Ahmetaj ka bërë me shpenzimet e personazheve kryesore të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. E gjithë ajo që ëhtë folur, ka qenë subjekt i seancës që është zhvilluar sot.

SPAK e ka çështjen brenda afateve. Akuzat janë; shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, përfitime të paligjshme“, deklaroi Hoxha.


Shtuar 22.06.2023 21:51