“50% më shumë se vitin e kaluar”, Rama publikon shifrat e turistëve nga SHBA-ja dhe Kanadaja

Kreyministri Edi Rama  mesditën e sotme në rrjetin e tij social “facebook” ka treguar shifrat e turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë këtij sezoni veror.

Këtë herë ka publikuar shifrat e turistëve që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Kanadaja.

Sipas kryeministrit këtë vit kanë ardhur gati 50% më shumë turistë nga këto shtetet se një vit më parë.

Postimi i plotë:

🚣‍♀Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj🙏
Dy blogerët kanadezë 🇨🇦 Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane 🇺🇸 kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike🤝
🔴7️⃣6️⃣ mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë;
🔴E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 1️⃣3️⃣ mijë vizitorë krahasuar me 5️⃣ mijë të së njëjtës periudhë vjet😊 /albeu.com

 

Shtuar 16.08.2022 12:52