5 shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Por nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë sulm në zemër, sëmundje të veshkave dhe goditje në tru.

Shpesh, duke qenë se simptomat e hipertensionit imitojnë sëmundje të tjera, ato bëhen të vështira për t’u diagnostikuar. Por ka ende disa shenja paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni.

Gjakderdhje nga hunda

Një ndryshim spontan i presionit të gjakut mund të shkaktojë gjakderdhje nga hundët. Nëse keni gjakderdhje nga hundët shumë shpesh, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e presionit të lartë të gjakut.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shfaqen për arsye të ndryshme, por ato janë gjithashtu një shenjë paralajmëruese e presionit të lartë të gjakut. Kërkoni ndihmë mjekësore për të përjashtuar hipertensionin.

Marramendje

Nëse mendoni se dhoma po rrotullohet rreth jush pa asnjë arsye, shkoni për një ekzaminim mjekësor. Sigurohuni që të mos jetë hipertension.

Problemi i përqendrimit

Së fundi, nëse vëreni se keni probleme me përqendrimin ose harroni gjërat shumë shpesh, mund të jetë një shenjë e presionit të lartë të gjakut.

Ënjtje

Nëse keni presion të lartë të gjakut, këmbët tuaja mund të fryhen. Nëse hasni në këtë situatë, shkoni për një kontroll./albeu.com

Shtuar 28.01.2022 22:25