Policia dhe prokuroria e Elbasanit dolën paraditen e sotme në një konference urgjente për mediat, ku njoftuan sekuestrimin e pasurive të Gentian Sharrës.
Pasuritë në emër të Gentianit dhe vëllait të tij Muftafa kapin vlerën e 5 milion eurove.
Emri i Sharrës doli në pah pasi dëshmive të Nuredin Dumanit që e lidhin atë me krimet në bashkëpunim me Talon Çelën, duke nisur që nga vjedhja e parave në Rinas.
Gentian Sharra kishte servisin në lagjen Katund i Ri në Elbasan ku u modifikua furgoni që u përdor për grabitje.
Gjithashtu ai akuzohet për një sërë grabitjesh me dhunë, armë mbajtje pa leje dhe kultivim e trafikim të lëndëve narkotike.
Pasuritë e sekuestraura janë vila dhe makina luksoze, toke truall dhe disa biznese./albeu.com