5 kriptomonedhat që pritet të “shpërthejnë” në 2022

Kriptomonedhat po vazhdojnë zgjerimin e tyre global, me një numër në rritje investitorësh që i shohin ato si pjesë të vlefshme të portofolit të tyre të investimeve.

Pas dështimit të ICO-së (Ofertat fillestare të kriptomonedhave) në 2017 dhe 2018, e cila frikësoi adoptuesit e hershëm, ka pasur një rritje të vrullshme në kohët e fundit përmes dy instrumenteve të reja – NFT-ve dhe DeFi.

Dhe ndërsa shohim përpara për vitin 2022, ka një shumëllojshmëri produktesh që mund të konsiderohen një investim i mirë.

Bitcoin

Bitcoin është ndoshta kriptomonedha më e njohur dhe tani është në vitin e saj të 13-të që prej prezantimit në 2009.

Është kriptomonedha më e madhe në botë për nga kapitalizimi i tregut dhe tregtohet duke përdorur softuer të bazuar në teknologjinë blockchain, një bazë të dhënash e decentralizuar që funksionon në më shumë se 15,000 kompjuterë (nyje) në mbarë botën dhe regjistron transaksionet dhe bilancet e llogarive.

Qëndrueshmëria dhe statusi i testuar me kohë siguron që Bitcoin të vazhdojë të jetë një kriptomonedhë popullore në vitin 2022.

Ethereum

Historikisht ka qenë vetëm pas Bitcoinit, por 2022 mund të jetë viti që Ethereum të fillojë një rritje të vrullshme.

Ethereum dominon transaksionet financiare dhe pagesat në të gjithë sektorët, si dhe siguron infrastrukturën për pjesën më të madhe të protokolleve DeFi.

Ajo përbën rreth 20 për qind të tregut të përgjithshëm të kriptomonedhave.

Solana

Për sa i përket ‘altcoins’, Solana, e cila kohët e fundit ra 12%, prezantohet si opsioni më i mirë për investim, pasi kërkon të krijojë një rrjet të ri kontratash inteligjente për të konkurruar me Ethereum.

E lançuar në vitin 2020 ajo është ende relativisht e ri, por tashmë ka filluar të marrë një pjesë të mirë të tregut. Mund të konsiderohet si një ndër investimet më të mira.

Binance Coin (BNB)

Kriptomonedha e bursës më të madhe në botë mund të ketë një rritje të madhe gjatë vitit 2022, për sa kohë që është më e lehtë dhe më e lirë për të kryer transaksione. Me zgjerimin e tregut pritet edhe një rritje e saj. Vetë fakti që është coin e Binance, e bën një investim të sigurt.

SAND

Fillimisht e krijuar për të qenë si monedhë e lojërave online në 2021, The Sandbox tani është shndërruar në një kriptimonedhë më komplekse të ndërtuar në rrjetin Ethereum. Transaksionet në Sandbox përdorin gjithashtu systemin Ethereum (ETH) dhe Sandbox (SAND).

SAND konsiderohet si një ndër kriptomonedhat me më shumë të ardhme në 2022.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova. /abcnews.al-Marca


Shtuar 16.01.2022 12:28