5 gjëra që duhet të diskutoni me partnerin para se të bashkëjetoni me të

Të jetosh me partnerin nuk është një vendim i lehtë, prandaj përpara se të merrni një hap kaq të rëndësishëm, ne do t’ju tregojmë se cilat janë 5 çështjet për të cilat ju duhet të diskutoni përpara.

Si do të ndani punët e shtëpisë

Përveç pastrimit të shtëpisë, ju duhet të ndani me partnerin tuaj se kush duhet të lajë rrobat në lavatriçe, të lajë enët, të hedhë plehrat, të bërë pazarin dhe të gatuaj. Është shumë e rëndësishme të ndahen dhe përcaktohen detyrat që marrëdhënia të jetë sa më e shëndetshme.

Diskutoni për financat

Kush do të paguajë faturat? Kush do t’i menaxhojë paratë? Problemet financiare janë burim sherresh të cilat shpesh çojnë në ndarje.

Si do ta kaloni kohën bashkë

Kur jetoni të ndarë, është më i lehtë menaxhimi i kohës për ta shpenzuar bashkë, por kur jetonin nën të njëjtën çati, puna ndyshon. Në fillim të rrini gjithë kohës në shtëpi pranë njëri-tjetrit ju shijon, por me kalimin e kohës kjo gjë do bëhet e bezdisshme, prandaj duhet planifikuar koha e kaluar bashkë.

Doni të keni fëmijë

Doni të keni fëmijë në të ardhmen? Sa fëmijë? Ju mund t’ju duket herët të diskutoni për këtë çështje, por kurrë herët për tema të tilla.

Keni pikëpamje të njëjta për lidhjen

Disa njerëz martohen pas dy muajsh njohje, ndërsa të tjerë presin vite për ta ndërmarrë këtë hap. Jini të sinqertë me njëri-tjetrin. Tregoni nëse ju tmerron ose gëzon ideja e martesës. Flisni dhe diskutoni me partnerin tuaj.


Shtuar 29.03.2023 11:44