Pas 5 ditësh kërkime, është gjetur trupi i minatorit, Muharrem Plaku në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia ka bërë shoqërimet e para.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat teknikun Saba Hasani dhe inxhinierin e minierës Veli Losha.
Këta të fundit pritet të japin dëshmi në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit gjatë punës në këtë galeri. /albeu.com/