Gjatë mesditës së sotme një turist nga Korça është gjetur pa jetë në një shezlong në Radhimë të Vlorës.
Mësohet se 49-vjeçari Kujtim Shabani është mjek i njohur në Korçë. Ai prej shumë vitesh ka shërbyer në spitalin e Korçës, por jo vetëm.
Viktima kishte shkuar me pushime me familjen në Radhimë, dhe se shkak i vdekjes së tij mund të ketë qenë ataku kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com