Analisti Baton Haxhiu shprehet se për herë të parë, buxheti i shqiptarëve nuk është shpenzuar pasi zyrtarët kanë frikë që të firmosin. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu thotë se është rritur ndërgjegjia, ndaj dhe nuk është firmosur ende buxheti i qytetarëve shqiptarë.
Baton Haxhiu: Kjo strukturë politike tani e ka një frikë. Sivjet, për herë të parë, pas një kohe, buxheti i shqiptarëve...
Lorenc Vangjeli: Nuk është shpenzuar.
Batos Haxhiu: Buxheti i shqiptarëve nuk është shpenzuar për afërsisht 600 milionë.
Lorenc Vangjeli: Kanë frikë të firmosin.
Baton Haxhiu: A e di SPAK dhe sidomos ndërkombëtarët arsyen pse ky buxhet nuk është shpenzuar? Për arsye se njerëzit hezitojnë të vendosin nënshkrim për arsye se është rritur ndërgjegjia.
Blendi Fevziu: Po, kjo nuk është pozitive.
Baton Haxhiu: Është rritur ndërgjegjia.
Blendi Fevziu: Të mos vjedhin, jo të mos harxhojnë lekë.
Gjatë fjalës së tij, analisti Haxhiu thotë se të gjithë gjithë ata që kanë qenë në pushtet kanë dosje hetimore në prokurori dhe këtë e lidh me mentalitetin korruptiv që Shqipëria ka pasur që nga viti 1990.
Baton Haxhiu: Ata që kanë qenë në pushtet, të gjithë janë me dosje për arsye se kemi jetuar në rendin e një mentaliteti korruptiv. Nga një sistem i kontrolluar nga individë, po fillon të kontrollohet nga drejtësia. Kjo është periudhë e hetuesisë dhe hapjes së dosjeve të krimit. 2 figurat politike dhe ministrat dhe kryetarët e bashkisë, e kanë nisur rrugën e hetimit për gjërat që i kanë bërë në pushtet dhe brenda këtij hetimi do të gjendet fajësia se ku kanë gabuar ata. Kjo përcaktohet nga kjo Stukturë e Drejtësisë dhe ajo nuk ndikohet më nga pushteti. Ata nuk trajnohen këtu./