4 makina copë copë! 8 të plagosur nga aksidenti i frikshëm në Lezhë-Shkodër, mes tyre edhe fëmijë (VIDEO)

Një aksident masiv ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër ku janë përplasur 4 makina.

Burimet bëjnë me dije se janë plagosur 8 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Mësohet se një 5-vjeçar, një 12-vjeçar, një 17-vjeçar, një 25-vjeçar dhe katër të tjerë për të cilët ende nuk dihen detaje ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Katër nga të plagosurit ndodhen në spitalin e Shkodrës, ndërsa katër të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës. /albeu.com/