5 lojtarët e Kombëtares i bashkohen Bashës: Kanë disa mesazhe para zgjedhjeve (VIDEO)

Dy ditë para zgjedhjeve kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar video- mesazhe të ish-futbollistëve të kombëtares shqiptare Taulant Xhaka, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Mërgim Mavraj e Ansi Agolli.

Xhaka nga Zvicra shprehet se më 25 prill shqiptarët duhet të votojnë PD-në, numrin 9, për ndryshimin.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni për ndryshimin”, shprehet Xhaka në mesazh.

Ndërkohë të njëjtë gjë shpreh edhe mesfushori Migjen Basha nga Australia. Po ashtu edhe ish-kapiteni dhe mbrojtësi Mavraj  me një mesazh nga Gjermania bën thirrje që shqiptarët të votojnë PD.

Thirrjeve i është bashkuar edhe mesfushori Ergys Kaçe nga Greqia dhe ish-mbrojtësi i Tiranës Ansi Agolli.


Shtuar 23.04.2021 17:21