Kilet e tepërta, në verë, nuk mund të fshihen pas pulovrave. Për të veshur atë që kërkon moda këtë vit dhe për të dalë me besim në plazh, ju mbetet të ndiqni këshillat që albeu.com do ju sjellë më poshtë.
Ulni konsumin e kripës
Duhet të pakësoni kripën ose edhe më mirë ta hiqni plotësisht nga dieta juaj pasi përmban natrium që lidh dhe ruan lëngjet në trup dhe në këtë mënyrë shkakton fryrje të forta në bark.
Shmangni alkoolin
Sasitë e tepërta të alkoolit, sidomos në mbrëmje, dehidratojnë organizmin dhe shkaktojnë fryrje. Preferoni të konsumoni një gotë verë e cila është më e “pafajshme” për sa i përket fryrjes.
Pini shumë ujë
Pirja e 8 gotave ujë në ditë e mban trupin tuaj të hidratuar dhe ju ndihmon të bëni zgjedhje më të zgjuara ushqimore.
Ushtrime
Dhjetë minuta në ditë bëni disa ushtrime barku që do të ndihmojnë muskujt e barkut të punojnë dhe dhjami do të digjet automatikisht./albeu.com