Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Belsh, pasi iu gjetën armë e kanabis në banesë.
Në pranga ka rënë Agron Zdrava, banues në fshatin Deshiran të Belshit, pasi dyshohet për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Forcat e Posaçme “Shqiponja” gjetën 4 kallashnikovë, një sasi fishekësh dhe 2 qese kanabis gati gati për t’u hedhur në treg. Gjithashtu, në oborrin e banesës u gjetën të kultivuar 22 fidanë kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./albeu.com
