“36 gradë”, Dua Lipa ndan pamje nga pushimet në bregdetin e Shqipërisë (FOTO LAJM)

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare më famë botërore, ashtu si në disa vite tjera edhe këtë vit ka zgjedhur që t’i kalojë pushimet në Shqipëri, në jugun e vendit.

Së fundmi Dua ka shpërndarë disa foto në “Facebook”, ku duket tepër elegante mes familjarëve dhe miqve të saj.

Këngëtarja erdhi në Kosovë disa ditë më parë ku interpretoi në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për 4 ditë në Prishtinë, e më pas nisi pushimet në jugun tonë./albeu.com